Mandzukic në dyshim për ndeshjen me Lazion

PUBLIKUAR

Edhe pse është ftuar, Mario Mandzukic mund të mos e nis nga fillimi sfidën kundër Lazios, çka do të thotë se “Zonja e Vjetër” do të jetë pa sulmues qendror, pasi edhe Gonzalo Higuain është i dëmtuar.

Sipas asaj që raporton “Football-italia”, sulmuesi Mario Mandzukic mund të mos e nis ndeshjen nga fillimi që Juventusi e zhvillon nga ora 18:00 me Lazion.

Raportohet se kroati ka shqetësime të vogla dhe se Allegri nuk dëshiron të rrezikojë para ndeshjes së kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham Hotspur që do të zhvillohet të mërkurën.

Mandzukic pritej të startonte në Romë me dyshen Paulo Dybala dhe Douglas Costa në sulm.

Por, raportet e fundit thonë se kroati do të zëvendësohet në qendër të sulmit nga Dybala, ndërsa Alex Sandro edhe njëherë do të luajë në krah së bashku edhe me Costan. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...