Mandzukic i 25’ti në listë për Topin e Artë, bashkë me Alisson

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit Mario Madzukic dhe ish portieri i Romës, Alisson janë ranguar në vendin e 25’të për Topin e Artë

Fituesi i këtij çmimi do të shpaloset sonte nga France Football dhe pritet që mesfushori i Real Madridit dhe Kroacisë Luca Modric ta fitojë këtë çmim.

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo ka dominuar çmimin vitet e fundit, por duket se sulmuesi tani i Juventusit dhe rivali i tij i Barcelonës nuk do ja dalin.

Votat pritet të lajmërohen me anë të një sistemi ndryshe, me Hugo Lloris nga Tottenham që është në vendin e 29’të, në të njëjtin vend me Iscon e Real Madridit.

Mandzukic, i cili shënoi për Kroacinë si në gjysmëfinale ashtu edhe në finale të Botërorit, rangohet në pozitën e 25’të mbashkë me dy portierët, Alissonin e Liverpoolit dhe Jan Oblakun e Atletico Madridit.

Diego Godin ka përfunduar në pozitën e 28’të. /GazetaExpress

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...