Mandzukic arrin marrëveshje për transferim në Milan

PUBLIKUAR

Sulmuesi i Juventusit, Mario Mandzukic, ka arritur marrëveshje personale për t’u transferuar te klubi rival, Milan, sipas raportimeve të Il Giornale.

Kroati Mario Mandzukic besohej se ishte afër transferimit në Manchester United, pasi i dështoi transferimi në Katar, mirëpo gazeta me bazë në Milano pretendon se kuqezinjtë e kanë fituar garën për sulmuesin e Juventusit, transmeton Gazeta Express.

Po i njëjtë medium raporton se për Mandzukicin kishte shprehur interesim edhe gjiganti tjetër italian, Interi, mirëpo “Zonja e Vjetër” i dha prioritet rivalit të qytetit të zikaltërve.

Kuqezinjtë duhet ta kompletojnë marrëveshjen me klubin dhe lojtarin për transferimin e Mandzukicit gjatë afatit kalimtar të janarit të vitit 2020 ose gjatë verës së ardhshme.

Dy personat që e kanë shtyrë më së shumti idenë e transferimit të Mandzukicit në Milan janë vetë dy bashkëkombësit e futbollistit në bordin drejtues të Milanit, Zvonimir Boban dhe Ante Rebic.

Milani është klubi i tretë me rekordin më të keq për shënimin e golave në ndeshjet e Serisë A deri më tani këtë sezon dhe ata besojnë se u duhet më shumë përvojë në fazën e sulmit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...