Raportohet se Roberto Mancini është i palumtur me jetën në Zenit St Petersburg dhe mund të rikthehet në Itali si trajner i Milanit.
Sipas Gazzetta dello sport, Mancini është kontaktuar nga drejtorët e “Kuq e zinjve” Marco Fassone dhe Massimiliano Mireabelli, të cilët ishin pjesë e Interit në kohën kur Mancini i drejtonte “Zikaltrit”, transmeton Express.
Mancini e mori drejtimin e Zenitit në korrik dhe ka kontratë me të deri më 2020, me një pagë vjetore prej 8 milionë euro.
Deri tani, 53-vjeçari ka regjistruar 17 fitore, tetë barazime dhe gjashtë humbje në 31 ndeshje me Zenitin.
Thuhet se Mancinit i mungon futbolli italian dhe është i intriguar nga mundësia për ta drejtuar gjigantin tjetër të Milanos, pasi në të kaluarën e ka udhëhequr Interin drejt tre titujve radhazi në Serie A. /Express/


