Mancini me disa ndryshime kundër Hellas Veronës?

PUBLIKUAR

Pak orë na ndajnë nga sfida në mes Interit dhe Hellas Veronës në Giuseppe Meazza.

Trajneri italian, Roberto Mancini, ka vendosur që këtë ndeshje ta fillojë me disa ndryshime në formacionin startues, në mënyrë që lojtarët kryesorë të pushojnë sa do pak.

Nëse klubi nga Milano vazhdon me fitore edhe kundër Veronës, atëherë ata do të vazhdojnë primatin në Serie A me një rekord pikësh.

Sipas Sky Sport, Adem Ljajic pritet të zëvendësojë Stevan Joveticin në sulm, kurse Marcelo Brozovic kolumbianin, Fredy Guarin.

Felipe Melo dhe Kondogbia janë të padiskutueshëm në mesfushë, ashtu si Miranda dhe Medel në mbrojtje, kjo do të thotë se edhe këtë herë, Andrea Ranocchia do të ngrohë bankën rezervë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...