Mancini: Interi ia dhuroi fitoren Lazios

PUBLIKUAR

Roberto Mancini ka pranuar se Interi humbi në fushë në ndeshjen kundër Lazios.

Nerazzurët pësuan me rezultat 1-2 në Giuseppe Meazza, ndërsa Felipe Melo shkaktoi penalti dhe më pas u përjashtua me karton të kuq.

“Nuk bëmë sa duhej për të fituar dhe i humbëm rastet që nuk është dashur t’i humbim. Në pjesën e dytë u kthyem në lojë dhe nuk është dashur t’i bënim gjërat e çmendura që i bëmë në fund”.

“Përqendrimi mungoi që nga fillimi, madje edhe gjatë nxehjes, ndërsa goli i hershëm ishte si pasojë e kësaj”.

“Skuadra është në krye, një humbje mund të ndodhë, por jo kur ia dhuron kundërshtarit. Është shumë zhgënjyese të humbësh në atë mënyrë”, është shprehur trajneri për Sky Sport Italia. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...