Mancini i pushon dy lojtarë kundër Chievos

PUBLIKUAR

Takimet e njëpasnjëshme kanë detyruar Roberto Mancinin që t’i ndryshojë disi planet.

Për duelin e radhës pritet që Interi të paraqitet me një tjetër formacion. Ndryshe nga çfarë ka bërë në tri takimet e para, Mançini ka vendosur të ndryshojë disa prej lojtarëve që deri më tani kanë qenë titullarë të padiskutueshëm.

Nga stërvitja e djeshme është kuptuar se ndaj Chievos, zikaltrit do të bëjnë rrotacion. Mësohet se Jefry Kondogbia dhe Stevan Jovetic do të zëvendësohen respektivisht nga Marcelo Brozovic dhe Adem Ljajic.

Sa u përket të dëmtuarve, Juan Jezus dhe Joao Miranda, mendohet se do të udhëtojnë së bashku me ekipin drejt Veronës, por nuk do të aktivizohen. Trajneri italian nuk kërkon të rrezikojë dhe, për këtë motiv, mund t’i ulë në bankën rezervë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...