Mancini flet për të ardhmen e tij

PUBLIKUAR

 

Roberto Mancini me gjasë do të mbetet në krye të Kombëtares së Italisë.

Trajneri italian u trondit ditë më parë kur “Azzurri” u mposhtën nga Maqedonia e Veriut, 0:1 në gjysmëfinale të “play-offit” të Botërorit.

Me këtë rast, kampionët e Evropës mbetën pa kualifikim në “Katar 2022”, shkruan “Gazeta Express”.

Por, përkundër eliminimit shokues, trajneri italian duket se do të vazhdojë ta kryejë punën e tij.

“Ne jemi në një pikë të njëjtë me Federatën. Jam i lumtur për këtë. Do të diskutojmë përsëri në ditët në vazhdim”, deklaroi fillimisht Mancini.

“Do të flasim për planet tona të së ardhmes dhe për gjërat që të përmirësohen sa më shpejt të jetë e mundur”, përfundoi Mancini, i cili e bëri Italinë kampione të Evropës vitin e kaluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...