Mancini eksplodon pas barazimit ndaj Atalantas

PUBLIKUAR

Roberto Mancini ka fajësuar sulmuesit e tij për barazimin ndaj Atalantas.

Ndeshja u vendos nga dy autogola, por paraqitja e Handanovic ishte fantastike dhe ajo që ia mundësoi Interit të marrë një pikë.

“Portieri është aty për të bërë intervenime dhe Handanovic ishte i shkëlqyer në dy-tri raste”.

“Nuk jam i kënaqur. Dikush duhet të bëjë më shumë sepse këto janë ndeshje që duhet të fitohen. Ishte ndeshje e vështirë, por ne dhuruam golin e parë”.

“Pas barazimit ishin jo aq të balancuar”, u shpreh Mancini.

“Ishim 14 javë në vendin e parë, që do të thotë se kemi kualitet. Ne nuk duhet t’i hudhim pikët, sikurse që bëmë ndaj Lazios dhe Sassuolos. Eshtë me rëndësi të mbesim të qetë, sepse ne mund të kthehemi në maje”.

“Objektivat mbesin të njëjtë. Nëse nuk pranojmë gola palidhje do të qëndrojmë në maje. Ne nuk jemi skuadër që po shënojmë shumë gola, andaj disa lojtarë duhet që të ngriten dhe të shënojnë. Do të doja të kishim edhe 8 apo 9 ndeshje me rezultat 1-0, por nuk është aq lehtë”, përfundoi ai. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...