Mancini e zgjat kontratën me Italinë

PUBLIKUAR

Roberto Mancini e ka nderuar klauzolën për ta zgjatur kontratën si trajner i Italisë deri në vitin 2022, pasi i udhëhoqi të kaltrit drejt sigurimit të pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian 2020.

Në kohën kur u emërua trajner i Italisë vitin e kaluar, Mancini dhe drejtuesit e Federatës Italiane të Futbollit u pajtuan për këtë klauzolë, transmeton Gazeta Express.

Sipas mediave italiane, Mancini ka vendosur t’i përkushtohet Kombëtares të paktën deri në Kupën e Botës 2022 në Katar, për shkak se është i bindur dhe entuziast, si dhe ka besim në gjeneratën e re të futbollistëve italianë.

Ish-trajneri i Interit dhe Manchester City e ka ripërtërirë Italinë, duke ia siguruar pjesëmarrjen në Euro 2020 në stil dhe duke thyer rekord, pas shtatë fitoreve në shtatë ndeshje dhe tri ndeshje para se të përmbyllet fushata kualifikuese.

Vetëm para dy vjetëve, Italia e arriti pikën më të dobët në histori të saj, duke dështuar të kualifikohej për Kupën e Botës Rusia 2018.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...