Mario Balotelli ka mundur që shumë lehtë ta veshë përsëri fanellën e Interit.
Sulmuesi italian u rikthye në Milan këtë verë nga Liverpool, pas një periudhe të hidhur të kaluar në Angli.
Edhe pse iu bashkua Milanit, trajneri i Interit, Roberto Mancini e ka pranuar se ka menduar për transferimin e Balotellit tek zi kaltërtit.
“E pranoj, është e vërtetë që kam dashur transferimin e Balotellit në Inter”.
“Seriozisht, kam menduar për transferimin e tij pasi dëshiroja një zëvendësues për Mauro Icardin. Kam menduar për Balotellin sepse e njoh, e dua dhe e di se çfarë mund të më ofroj”, tha Mancini. /Telegrafi/


