Sot në mëngjes, Manchester United njoftoi se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.
Kjo erdhi pas humbjes së thellë 4:1 ndaj Watfordit në udhëtim dje, shkruan Gazeta Express.
Ekipin për pjesën e mbetur të sezonit do ta udhëheqë Michael Carrick, ndërsa tani klubi e ka qartësuar se cilin trajner e do në verën e ardhshme.
“Djajtë e Kuq” kanë zgjedhur Mauricio Pochettinon si objektivin kryesor të tyre në verë.
Momentalisht, trajneri argjentinas është në stolin e Paris Saint-Germain, por nuk dihet se a do të vazhdojë aty përtej këtij edicioni. /Gazeta Express/


