Manchester Unitedi ofron 103 milionë euro për Koulibalyn

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi i ka ofruar 103 milionë euro në drejtim të Napolit për mbrojtësin Kalidou Koulibaly, mirëpo klubi italian e ka refuzuar ofertën menjëherë.

Sipas Corriere dello Sport oferta është refuzuar menjëherë nga Aurelio De Laurentiis, gjë që e ka irrituar trajnerin e Unitedit Jose Mourinho, transmeton Gazeta Express.

“Nuk ke shanse në tregun e transferimeve, përveç nëse paguan numrat e çmendur ose nëse shkon tek lojtarët që i quajnë niveli i dytë dhe ende duhet të paguash numra të çmendur”, ka thënë Mourinho.

Manchester Unitedi tash e sa kohë është në kërkim të një qendërmbrojtësi, pasi në afatin kalimtar të verës nuk arriti të transferojë një të tillë, mbetet të shihet nëse do ta blejë një në afatin e janarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...