“Manchester Unitedi kërkon të shkaktojë probleme”

PUBLIKUAR

Trajneri i Leicester Cityt, Claude Puel, duke bërë shaka, ka thënë se Manchester Unitedi vetëm dëshironte t’i shkaktonte probleme Leicesterit duke ia kërkuar klubit qendërmbrojtësin Harry Maguire. Sipas tij, Mourinho dëshironte ta përçante skuadrën e Leicesterit para se dy ekipet të ndeshen në takimin e parë të Premierligës, më 10 gusht.

25-vjeçari shkëlqeu në Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë, të cilët përfunduan në vendin e katërt. Pas këtij turneu, “Djajtë e kuq” bënë ofertë për 73 milionë euro për anglezin, por kjo ofertë u refuzua nga Leicesteri, transmeton Gazeta Express.

“Unë mendoj se Unitedi vetëm kërkonte të na shkaktonte probleme para ndeshjes. Ndoshta nuk është diçka me të cilën mund të shkaktosh probleme, por për ne ai është një lojtar i rëndësishëm”, ka thënë Puel.

“Dëshira jonë është që ta mbajmë atë dhe ta humbasim vetëm disa ditë para fillimit të sezonit nuk do të ishte një gjë e mirë për vetëbesimin e skuadrës dhe për klubin tonë”.

25-vjeçari e ka fituar çmimin si lojtari i vitit për Leicester Cityn pas një sezoni mbresëlënës me klubin e tij të ri. Ai u transferua verën e kaluar nga Hull City për 19 milionë euro. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...