Manchester Unitedi i bën Barcelonës ofertë për Dembelen

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi i ka bërë ofertë Barcelonës për sulmuesin anësor Ousmane Dembele, pasi i dështoi blerja e Jadon Sanchos nga Borussia Dortmundi.

Përfaqësuesi i Francës Dembele i ka edhe dy vjet të mbetura në marrëveshjen e tanishme me Barcelonën dhe është në treg me çmim 100 milionë euro, transmeton Gazeta Express.

Sipas Daily Record, Manchester Unitedi ka biseduar me gjigantin katalonas për shërbimet e tij, por është i gatshëm vetëm për marrëveshje huazimi për të.

Por, Barça parapëlqen ta shesë francezin e jo ta huajë, për shkak të ndikimit të koronavirusit në gjendjen financiare të klubit.

Barça dhe Unitedi kanë biseduar për 23-vjeçarin, ku i kanë bërë të qarta qëndrimet e veta rreth tij. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...