Manchester Unitedi e kërkon Perisicin e Interit

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi e ka kthyer interesimin për yllin e Interit, Ivan Perisic, dhe synon ta transferojë gjatë kësaj vere, sipas The Telegraph.

Anësori kroat shihet si alternativë e Jadon Sanchos, të cilin Unitedi duket ta ketë të pamundur ta blejë nga Borussia Dortmundit për shkak të çmimit të lartë, transmeton Gazeta Express.

Unitedi ishte afër transferimit të tij gjatë kohës së Jose Mourinhos në stol.

“Djajtë e kuq” po e humbin shpresën për arritjen e marrëveshjes me Dortmundin për Sanchon, prandaj po kërkojnë alternativa.

Dhe Perisic është emri më i ri në listën e Unitedit.

Kroati e kaloi sezonin e fundit në huazim te Bayern Munich, ku shkëlqeu duke e fituar tripletën.

Interi është i interesuar ta shesë atë, pasi Antonio Conte nuk e ka në planet e tij.

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...