Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho e do me çdo kusht sulmuesin e Atletico Madridit në “Old Trafford”.
Manchester Unitedi është i gatshëm ta paguajë klauzolën e lirimit të Griezmannit prej 100 milionë euro, plus ta ofrojë njërin prej lojtarëve të vet për ta transferuar në verë francezin, transmeton Gazeta Express.
“Djajtë e kuq” mund të përballet me një konkurrent të fortë, Barcelonën, skuadër që haptazi e ka shprehur interesim për lojtarin.
Edhe Griezmann do ta preferonte kalimin në “Camp Nou”. /Express/


