Manchester United i nxjerr në shitje Pogban dhe Lukakun

PUBLIKUAR

Real Madridi dhe gjigantët italianë janë alarmuar, sepse siç duket, Manchester Unitedi ka vendosur t’i shesë dy prej yjeve më të mëdha të skuadrës.

Manchester Unitedi ka vendosur ta shesë dyshen Paul Pogba dhe Romelu Lukaku në verë, sipas Mirror, përcjell Gazeta Express.

Real Madridi mbetet favorit për ta transferuar Pogban, edhe pse është përfolur për një kthim të tij të mundshëm në Juventus, po ashtu.

Ndërkohë, për sulmuesin belg, thuhet se interesim të madh janë duke shprehur Interi dhe Juventusi.

Me shitjen e tyre, Unitedi synon t’i inkasojë rreth 230 milionë euro, në përpjekje për ta rindërtuar skuadrën për sezonin e ardhshëm. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...