Manchester Unitedi ua ka bërë më dije dy mbrojtësve, Matteo Darmianit dhe Daley Blindit se janë të lirë të largohen nga “Old Trafford” këtë verë, sipas The Times.
Darmian dhe Blind e kanë pasur shumë të vështirë të luajnë sadopak këtë sezon, dhe që të dy kanë vetëm edhe nga një vit të mbetur në kontratat e tyre me United, transmeton Gazeta Express.
The Times pohon se asnjëri prej tyre nuk ka marrë pjesë në fotografimin me fanella të sezonit të ardhshëm.
Kjo është dëshmi shtesë se ata do të largohen në verë. /Express/


