Manchester United heq dorë nga Bale

PUBLIKUAR

Manchester United druhet se do t’i duhet të heqë dorë nga transferimi i Gareth Bale për shkak të çmimit të lartë prej 384 milionë euro që kërkohet për blerjen dhe pagat e tij vjetore.

Pas performances fantastike në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën Real Madridi e fitoi falë 2 golave të Bale kundër Liverpoolit, Florentino Perez tani i kërkon 229 milionë euro për ta lëshuar uellsianin, transmeton Gazeta Express.

Përveç çmimit të lartë të transferimit të tij, Unitedit do t’i duhej t’i derdhe plot 155 milionë euro tjera në llogarinë bankare të Bale për pagat e tij vjetore për katër vite kontratë.

Këto shifra të larta e kanë bërë gjigantin anglez të dyshojë seriozisht se a ia vlen ta transferojë për një shumë të tillë një lojtar që në të kaluarën ka vuajtur nga lëndime të shumta. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...