Manchester United futet në garë për Lautaron

PUBLIKUAR

Manchester Unitedi është futur në garë për sulmuesin argjentinas të Interit, Lautaro Martinez.

23-vjeçari ishte shumë afër transferimit te gjiganti spanjoll, Barcelona, gjatë kësaj vere, por për shkak të problemeve financiare dështoi të transferonte atë, raporton Gazeta Express.

Edhe Chelsea kishte tentuar në momentet e fundit të afatit kalimtar që ta rrëmbente argjentinasin, por përgjigja e lojtarit ka qenë negative.

Martinez është duke vazhduar të shfaqë formë të mirë edhe këtë sezon, pasi i ka shënuar tri gola në tri ndeshje radhazi.

Unitedi së fundmi e transferoi Edinson Cavanin, por uruguaiani nuk është opsion afatgjatë, ndërsa edhe Anthony Martial është dukë hasur në telashe këtë sezon.

Martinez ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2023. Ai i ka shënuar 33 gola në 88 paraqitje për skuadrën italiane që nga ardhja nga Racing Club në vitin 2018./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...