Manchester City kalon në çerekfinale të Kupës FA

PUBLIKUAR

Manchester City ka kaluar në fazën çerekfinale të Kupës Fa, pas fitores së shënuar sonte ndaj skuadrës nga Championship, Peterborough.

“Qytetarët” shënuan fitore në udhëtim me rezultatin 0-2. Kjo ndeshje u zhvillua në “Weston Homes Stadium”.

Skuadra vendase i bëri ballë skuadrës së Pep Guardiolas vetëm në pjesën e parë, e cila u mbyll baras dhe pa gola.

Por, gjërat ndryshuan në 45 minutat e dytë, me mysafirët që siguruan fitoren, shkruan Gazeta Express.

Kampioni në fuqi anglez fitoren e siguroi brenda shtatë minutave, me Riyad Mahrez dhe Jack Grealish që shënuan në minutat 60 dhe 67.

Manchester City kundërshtarin e radhës do ta mësoj pas hedhjes së shortit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...