Manchester City i ofron pagë të majme Sanchezit (Foto)

PUBLIKUAR

Manchester City po i bën përpjekjet e fundit për ta transferuar Alexis Sanchezin

Alexis Sanchez do t’i bashkohet Arsenalit në stërvitje të dielën, por ende nuk e ka qartësuar të ardhmen.

Kurse, Manchester City po i bën përpjekjet e fundit për ta transferuar Alexis Sanchezin, i cili ka kontratë me Arsenalin vetëm edhe një vit.

Sipas tabloidit britanik,  Daily Mail, ekipi i Pep Guardioas i ka ofruar një pagë të majme kilianit, përcjell Express.

Thuhet se Manchester City i ka ofruar ish anëtarit të Barcelonës një pagë prej 320 mijë funte në javë (357 mijë euro) ose mbi 17 milionë euro në sezon.

Arsenali është i vendosur që Sanchezin mos t’ia shes Manchester Cityt. Por, deri me 1 shtator mund të ndodh gjithçka. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...