Manchester City i bashkohet Barcelonës në garë për Martinez

PUBLIKUAR

Manchester City i është bashkuar Barcelonës në garë për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, sipas Sky Sport Italia.

Sulmuesi argjentinas Martinez e ka formuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Romelu Lukaku në Inter këtë sezon, duke i shënuar 13 gola dhe 3 asiste në 19 ndeshje në Serie A dhe Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Barcelona nuk e ka fshehur interesimin për 22-vjeçarin, me Lionel Messin që u ka bërë thirrje drejtuesve të klubit të investojnë në bashkatdhetarin e vet.

Tani, Manchester City ka hyrë në garë për të, sipas Sky Sport Italia, duke synuar ta aktivizojë klauzolën e lirimit të tij.

Martinez ka një klauzolë në kontratën aktuale me Interin, e cila ia mundëson atij të largohet nëse ndonjë klub jashtë Italisë i paguan 111 milionë euro për të.

Klauzola mund të aktivizohet vetëm gjatë pak javëve të caktuara në verë.

Interi është në bisedime me menaxherin e Martinez për kontratë të re, në të cilën klauzola e tij ose do të hiqet ose do të rritet. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...