Manchester City ka fituar me mund të madh ndaj Bournemouthit, me rezultat 2:1
Të parët kanë kaluar në epërsi vendasit me supergolin e Charlie Daniels, të cilin e shënoi në minutën e 13-të.
Por, vetëm pas tetë minutave, Manchester City barazoi rezultatin në 1:1 me golin e Gabriel Jesus, shkruan Express.
Kurse, në kohën shtesa, fitoren skuadrës së Pep Guardiola ia ka siguruar sulmuesi anglez, Raheem Sterling
Pas kësaj fitore, Manchester City është ngjitur në kuotën e shtatë pikëve, derisa Bournemouthit ka zero pikë. /Express/


