Manchester City e turpëron Burnleyn, e merr kryesimin në Premierligë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Edhe një rast tjetër dhunë në familje në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i...

Konfiskohet një pistoletë me katër fishekë në Kraishtë

Policia Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar...

Manchester City e ka turpëruar 5-0 Burnleyn të shtunën në “Etihad”, si dhe e ka marrë kryesimin në renditjen tabelore në Premierligë si rrjedhojë.

Skuadra e Pep Guardiolës po vinte nga një barazim pa gola ndaj Liverpoolit para këtij takimi, dhe rrugës së triumfit iu kthye në mënyrën më të mirë të mundshme, duke e mposhtur 5-0 Burnleyn, si dhe duke kaluar në pozitën e parë në tabelë, raporton Gazeta Express.

Vendasve nuk iu desh shumë kohë për ta gjetur golin e epërsisë, të cilin e arriti Kun Aguero pas vetëm 17 minutave lojë, duke e finalizuar një aksion tejet të bukur të skaudrës së Pep.

Pas një pjesë të parë mbase të qetë, City u fut furishëm në 45 minutat e mbetur, teksa shënoi plot katër herë në portën e dikur portierit të vet, Joe Hart.

Në fillim të pjesës së dytë, City shënoi dy gola për dy minuta, falë Bernardo Silvas dhe Fernandinhos.

Serinë e golave e mbyllen dyshja anësore Ryad Mahrez dhe Leroy Sane.

Algjeriani shënoi gol spektakolar nga distanca duke e lënë Hartin të shtangur, ndërsa Sane realizoi në minutën e 90-të për ta gozhduar Burnelyn.

Man City tani ka 23 pikë dy më shumë se Chelsea në vendin e dytë, dhe tri më shumë se Liverpooli në vendin e katërt, që ka dhe një lojë më pak të zhvilluar. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...