Manchester City shpreson se do të mundë ta transferojë yllin Kylian Mbappe.
Gjiganti anglez shpreson se do të mundë ta bëjë një gjë të tillë nëse ndëshkimet e Financial Fair Play e detyrojnë Paris Saint-Germainin të shesë gjatë verës, raporton The Mirror, përcjell Gazeta Express.
Nëse lideri i Ligë 1 goditet nga sanksionet e UEFA-s të cilat do ta pezullonin nga Liga e Kampionëve, atëherë besohet se do të detyrohet të shesë lojtarë.
Kështu, City do të shpresonte në blerjen e Mbappes, duke ia kthyer shpinën Eden Hazardit të Chelseat. /Gazeta Express/


