Man Utd ua mësyn yjeve holandeze

PUBLIKUAR

Manchester United ua ka mësyrë yjeve holandeze.

Trajneri  iri, Erik ten Hag po mundohet t’i afrojë në “Old Trafford” bashkëkombësit e tij, në mënyrë që ta bëjë një ekip sa më të fuqishëm.

Qe një kohë, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.

Palët nuk kanë arritur ende marrëveshje, por United e duan me ngulm ish-futbollistin e Ajaxit, shkruan “Gazeta Express”.

Ai mund të punojë përsëri në “Teatrin e Ëndrrave” me ish-trajnerin e tij, Ten Hag.

Por, atij në Manchester mund t’i bashkohet edhe një tjetër ish-shok skuadre.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e Juventusit, Matthijs se Ligt.

Sipas mediumit italian “Corriere dello Sport”, Man Utd e ka rikthyer interesimin për ish-futbollistin e Ajaxit.

Kjo pasi Ten Hag nuk është i kënaqur me atë që e pa në mbrojtje të United në sezonin e kaluar dhe e do një mbrojtës stabil në zemër të mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse Man Utd do të mundë t’i transferojë yjet holandeze në afatin kalimtar të verës. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...