Man Utd triumfon pastër ndaj Tottenhamit

PUBLIKUAR

Manchester United e ka shënuar fitoren e gjashtë kampionale sonte.

“Djajtë e Kuq” triumfuan pastër 2:0 në shtëpi ndaj Tottenhamit, në derbin e javës së 12-të në Premierligë.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, me vendasit që patën rastet më të mira shënimi, shkruan Gazeta Express.

Me të nisur pjesa e dytë, Fred shënoi për 1:0 në minutën e 47-të të ndeshjes.

Për 2:0 u përkujdes Bruno Fernandes që shënoi një gol të bukur në minutën e 69-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Manchester United tani shkon në kuotën e 19 pikëve në vendin e pestë, vetëm një pikë larg Chelseat që mban pozitën e katërt.

Në anën tjetër, Tottenham mbetet në vendin e tretë me 23 pikë të grumbulluara, katër më pak se lideri Arsenali që e ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...