Man Utd synon t’i transferojë Koulibalyn, Maddisonin e Mandzukicin

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” priten të jenë klubi më aktin në afatin kalimtar të janarit, duke bërë përforcime thuajse në të gjitha repartet

Ish-mesfushori i Manchester Unitedit, Kleberson ka folur për idenë e “Djajve të Kuq” për ta transferuar dyshen e Serie A, Kalidou Koulibaly e Mario Mandzukic.

Mirëpo, ai nuk është i bindur se James Maddison i Leicester Cityt do të ishte zgjedhja e duhur, shkruan Gazeta Express.

Maddison po e shijon një sezon fantastik në fillim të edicionit 2019-20 duke kontribuuar me dy gola dhe dy asistime në shtatë ndeshje me Leicesterin, i cili është ngritur në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës.

Dhe, performancat e 22 vjeçarit kanë bërë që atë ta ftojë edhe trajneri Gareth Southgate tek Anglia.

Sidoqoftë, për shkak të lëndimit, ai kishte munguar në ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020.

Ndërkohë, Mandzukic kërkohet në sulm nga klubi i “Old Traffordit”, i cili e do edhe Edinson Cavanin e Paris Saint-Germainit.

Krahas sulmuesit të Juventusit, United e duan edhe qendërmbrojtësin stabil të Napolit, Koulibaly, për të luajtur përkrah Harry Maguire. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...