Man Utd po përgatitet ta humbasë Pogban

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” janë të vetëdijshëm se mund ta humbasin pa para yllin e tyre verën e ardhshme. Pogba mund të përfundojë në Real Madrid si transfer i lirë

Manchester United është i vetëdijshëm se ky mund të jetë sezoni i fundit i Paul Pogbas në “Old Trafford”.

Për këtë siguron mediumi “ESPN”, sipas së cilit, gjiganti anglez është dorëzuar tashmë.

Kjo nënkupton se “Djajtë e Kuq” po përgatiten ta humbasin pa para yllin e tyre, përcjell “Gazeta Express”.

Kjo pasi verën e ardhshme, kampioni i botës me Francën do të jetë i lirë pasi do t’i skadojë kontrata.

Palët nuk kanë arritur marrëveshje për kontratën e re dhe kjo nënkupton se ish-futbollisti i Juventusit mund të bëjë para-kontratë me klubin e ri qysh në janar.

Së fundmi flitet se lojtari i ka prishur punët me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer, edhe pse ai i hodhi poshtë këto spekulime.

Mediat e huaja shkruajnë se Pogba mund të përfundojë në Real Madrid si transfer i lirë në vitin 2022. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...