Man Utd po mendon ta rikthejë Ibrahimovicin

PUBLIKUAR

Sulmuesi suedez e ka mbyllur eksperiencën amerikane dhe po mendon të rikthehet në futbollin evropian

Manchester United po planifikon ta realizoj një rikthim të papritur të Zlatan Ibrahimovicit, shkruan Gazeta Express.

“Djajtë e Kuq” janë të brengosur pasi nuk po ka shumë alternativa në treg, prandaj mund ta kërkojnë sulmuesin suedez.

38 vjeçari e ka mbyllur së fundmi eksperiencën amerikane me Los Angeles Galaxy dhe e ka paralajmëruar rikthimin në futbollin evropian.

Për ish-përfaqësuesin suedez interesim ka shfaqur edhe ish-klubi i tij tjetër, Milani.

Mirëpo, mediumi britanik “Mail Online” raporton se United do të tentojë ta transferojë veteranin e sulmit në janar.

Ibra ishte larguar nga “Old Traffordi” në vitin 2018 për t’iu bashkuar LA Galaxys në kampionatin amerikan të futbollit – MLS. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...