Manchester Untied po mundohet që me çdo kush ta transferoj Ivan Perisicin nga Interi
Sipas Sky Sport, drejtuesit e Manchester Unitedit janë të gatshëm t’i ofrojnë Interit para dhe mbrojtësin italian, Matteo Darmian për ta marrë mesfushorin kroat, Ivan Perisic.
Jose Mouirnho tash e disa javë po teton ta transferoj yllin e Kroacisë, por Interi po kërkon 50 milion euro, të cila ‘Djajtë e Kuq’ po hezitojnë t’i paguajnë, përcjell Express.
Për ta zbritur këtë kosto, ekipi nga Premierliga është i gatshëm ta sakrifikon mbrojtësin e Italisë, Darmian, i cili pëlqehet nga Interi.
Pritet të shihet nëse Interi do ta pranoj propozimin e Manchester Untiedit, apo do të vazhdon të kërkoj vetëm 50 milionë euro për ish anëtarin e Wolfsburgut. /Express/



