Man Utd në telashe, skuadra nga Serie A hyn në garë për Jamesin (Foto)

PUBLIKUAR

Interi po insiston që ta transferoj James Rodriguezin

Një gjë është e sigurt. James Rodriguezin do të largohet nga Real Madridit në fund të këtij sezonit.

Por, ende nuk dihet se cili do të jetë klubi i ardhshëm i reprezentuesit kolumbian. Median e huaja kanë raportuar se ish anëtari i Monacos dhe Portos është një hap larg transferimit në Manchester Untied.

Por, sipas Secondo El Bernabeu Digital, drejtuesit e Interit janë të gatshëm të ndërhyjnë në negociata dhe t’ia ndryshojnë mendjen kolumbianit.

Thuhet se Nerazzurrtë janë të gatshëm t’i nisin bisedimet me menaxherin e kolumbianit, Jorge Mendes.

Klubi nga Serie A është i gatshëm t’i ofroj lojtarit një pagë prej 8 milionë euro në sezon dhe një rol të rëndësishëm në projektin e klubit, përcjell Express.

Inter e kishte kërkuar Rodriguezin edhe gjatë dimrit, por lojtari kishte preferuar të mbetet në Santiago Bernabeu. Portet të shihet se a do të arrijë Interi që kësaj radhe ta bind kolumbianin.

James u transferua në Real në vitin 2014 për 80 milionë euro nga Monaco. Ai ka bërë 109 paraqitje për Los Blancos, duke shënuar 36 gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...