Man Utd i mllefosur me Realin për Pogban

PUBLIKUAR

“Djajtë e Kuq” nuk e kanë pritur aspak mirë “flirtin” e klubit spanjoll me mesfushorin francez

Strategjia e Real Madridit për ta transferuar Paul Pogban e ka mllefosur Manchester Unitedin, shkruan Gazeta Express.

Gjiganti spanjoll nuk e ka fshehur dëshirën për ta transferuar mesfushorin francez, i cili dëshiron të largohet nga “Old Traffordi” gjatë kësaj vere.

Megjithatë, “Los Blancos” nuk i janë afruar asnjëherë klubit anglez për ta kërkuar çmimin e kampionit të botës me Francën.

Dhe, “flirti” i Realit me Pogban e ka irrituar klubin e Premierligës.

Edhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i mllefosur në kolegun e tij, Zinedine Zidane.

Mbetet të shihet nëse Pogba do të transferohet apo jo këtë verë në “Santiago Bernabeu”.

Atë e kërkon edhe Juventusi, i cili synon ta rikthejë lojtarin në Torino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...