Man Utd i bën ofertë të rrallë De Geas

PUBLIKUAR

Djajtë e Kuq” po planifikojnë t’i ofrojnë portierit spanjoll rrogë më të madhe se ajo e Paul Pogbas

Manchester United e ka marrë një vendim të rrallë për David De Gean, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” po bëjnë sakrifica të mëdha vetëm për ta bindur portierin spanjoll të qëndrojë në “Old Trafford”.

Sipas “The Times”, gjiganti britanik ia ka bërë De Geas rrogën vjetore më të madhe se Paul Pogbas.

Ish-portierit të Atletico Madridit i është ofruar një kontratë e re katërvjeçare prej 15 milionë eurosh në vit.

De Gea po heziton ta vazhdojë kontratën me Unitedin dhe me këtë rast vitin tjetër do të ishte lojtar i lirë.

Interesim për të kanë shfaqur Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Deri në janar do të vendoset përfundimisht nëse përfaqësuesi spanjoll do të qëndrojë në “Teatrin e Ëndrrave” apo jo. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...