Man Utd e shënjestron Dzekon

PUBLIKUAR

Manchester United po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit. “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Romës, Edin Dzeko

Manchester United po e kalon një sezon të zbehtë në Premierligë dhe për këtë ka nevojë për përforcime, shkruan Gazeta Express.

Prandaj, “Djajtë e Kuq” pritet të jenë mjaft aktivë në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “ESPN”, United janë të interesuar për sulmuesin e Romës, Edin Dzeko.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është i vendosur për ta pasuruar repartin ofanziv pasi ekipi është dobësuar me largimin e Romelu Lukakut e Alexis Sanchezit, të cilët verën që shkoi i ishin bashkuar Interit.

Norvegjezi ia ka vënë syrin ish-sulmuesit të Manchester Cityt, por ndërkohë e do edhe sulmuesin aktual të Juventusit, Mario Mandzukic.

Manchester United gjenden në pozitën e shtatë në tabelë me 16 pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...