Gjiganti anglez ka vendosur ta mbajë yllin francez së paku edhe një sezon, duke e refuzuar edhe nëse arrin ndonjë ofertë prej 200 milionë eurosh
Manchester Unitedi ia ka mbyllur dyert e daljes Paul Pogbas.
Sipas të së përditshmes spanjolle “AS”, klubi anglez ka vendosur dhe i ka treguar edhe vetë futbollistit se nuk dëshiron ta shesë atë edhe nëse merr ofertë të çmendur prej 200 milionë eurosh, përcjell Gazeta Express.
Mbyllja e afatit kalimtar veror në Angli më 8 gusht dhe mosarsdhja e ndonjë mesfushori kualitativ e ka shtyrë klubin anglez ta marrë këtë vendim, përkundër spekulimeve se futbollisti francez dëshironte të largohej nga klubi.
Qe një kohë, interesim për kampionin e botës kishte shfaqur Real Madridi, por atë e donte edhe Juventusi, i cili synonte ta rikthente në Torino.
Sidoqoftë, “Djajtë e Kuq” tashmë e kanë marrë vendimin dhe Pogba do të qëndrojë në “Old Trafford”.
Mirëpo, deri në përfundimin e afatit kalimtar veror kanë mbetur edhe tri javë dhe futbollit nuk i dihet kurrë. /Gazeta Express/