Manchester United ka bërë ofertë për transferimin e Ivan Perisicit
Sipas Sky Sport, drejtuesit e Manchester Unitedit ka bërë një ofertë të re për Ivan Perisicin.
Thuhet se klubi nga Old Trafford u ka ofruar Nerazzurrëve 40 milionë euro për reprezentuesin e Kroacisë.
Por, sipas mediave italiane, Nerazzurrët pritet ta refuzojnë këtë ofertë. Klubi nga San Siro u ka bërë me dije të gjithëve se Perisicin nuk do ta shes nën shifrën e 50 milionë erove.
Kurse, trajneri i ri i Interit, Luciano Spalletti i ka bërë me dije kroatit se dëshiron ta mbajë në Inter, të paktën edhe për një sezon. /Express/



