Mbrojtësi i Romës është në krye të titujve të mediave sot
Sipas së përditshmes italiane, Corrierre dello Sport, mbrojtësi i Romës, Kostas Manolas është opsioni i fundit në mbrojtje për Manchester United, e që mund të kalojë atje gjatë dimrit.
Djajtë e kuq, mbeten në treg për të blerë mbrojtës dhe greku që thuhet se ka klauzolë prej 31.5 milionë funte mund të jetë në rrugë për Manchester që në muajin janar. /GazetaExpress/


