Man Unitedi triumfon në spektaklin me shtatë gola, ngrihet në top katërshe

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Lajçak thotë se shoqëritë e Kosovës dhe Serbisë s’e duan normalizimin: Sa herë Kurti e Vuçiq bëjnë ndonjë hap, ka kritika

Emisari i BE’së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, përgjegjës për bisedimet Kosovë-Serbi, ka thënë...

Moti sot me diell dhe vranësira: minimalja 0 gradë Celsius, maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e...

Manchester Unitedi doli triumfues nga përballja interesante me Bournemouthin – që përfundoi me rezultat 5:2 dhe i argëtoi tifozët me gola të bukur, penallti dhe dramë nga VAR – e xhiros së 33-të të Premierligës, që u zhvillua në Old Trafford.

Manchester Unitedi iu gëzua disfatave të rivalëve për top katërshe të Premierligës në mesjavë dhe e nisi ndeshjen e sotshme në Old Trafford me synimin për ta vazhduar ecurinë e mirë prej 15 ndeshjeve pa disfatë, raporton Gazeta Express.

Djemtë e Solskjaer arritën ta bëjnë pikërisht këtë gjë në përballjen e sotshmë në Old Trafford, ku patën 70 për qind të posedimit të topit dhe krijuan raste të shumta për të shënuar, përkundër që edhe Bournemouthi shfaqi formë dukshëm më të mirë sesa në xhirot që nga rinisja e sezonit.

Ndeshja nisi keq për Djajtë e Kuq, pasi që golin e parë e shënoi Junior Stanislas në minutën e 16-të të ndeshjes, pas një rrëmuje në zonë dhe një gabimi nga kapiteni Harry Maguire.

Por, 13 minuta më vonë, Manchester Unitedi barazoi gjithçka përmes yllit të ri premtues, Mason Greenwood, i cili e shënoi një supergol me këmbën e tij të majtë. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Marcus Rashfordi e përmbysi rezultatin duke shënuar nga pika e penalltisë – në ndërhyrjen e parë të VAR-it në këtë ndeshje.

Bournemouthi do të kishte shpresuar që pjesa e parë të mbyllej me atë rezultat 2:1 në mënyrë që të ketë gjasa më të mëdha të kthehet në lojë, por Anthony Martial s’e lejoi këtë dhe në minutën e dytë të kohës shtesë në pjesën e parë e thelloi rezultatin përmes një supergoditjeje.

Pjesa e dytë nisi me të njëjtën pasojë për Manchester Unitedin si pjesa e parë, pasi që Bournemouth arriti ta shënojë një gol, përmes ish-lojtarit të Djajve të Kuq, Joshua King. King realizoi nga pika e penalltisë, pasi VAR mori një kohë të gjatë ta shqyrtonte një prekje me dorë nga Eric Bailly.

Në minutën e 54-të të ndeshjes, Greenwood e dëshmoi edhe një herë pse ka marrë lëvdata të shumta, duke shënuar golin e dytë të bukur të ndeshjes dhe duke treguar se është i rrezikshëm në sulm me të dyja këmbët.

Golat e bukur dhe ndërhyrjet e VAR-it megjithatë s’kishin përfunduar, pasi që Bruno Fernandes, pas dy asistove në pjesën e parë, e shënoi një gol nga gjuajtja e lirë, i cili u kontrollua nga VAR-i.

VAR-i u shfaq sërish vetëm pak minuta më vonë, kur goli i Marcus Rashfordit u anulua.

Tani Manchester Unitedi është ngritur në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, të paktën derisa Chelsea ta zhvillojë ndeshjen e kësaj xhiroje, ndërsa Bournemouth radhitet në pozitën e 19-të në tabelë dhe rrezikon rënien nga liga.

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...