Man Unitedi nuk dorëzohet për Maguire

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Ambasada amerikane publikon numrat për raportimin e dhunës me bazë gjinore

Ambasada amerikane në Prishtinë ka vendosur numrat se ku mund të thërrasin viktimat e...

Tentimet e Manchester Unitedit për ta transferuar Harry Maguiren nga Leicester City gjatë këtij afati kalimtar të verës nuk kanë të ndalur dhe klubi anglez dëshiron që së shpejti ta kompletojë këtë transferim.

Manchester Unitedi e kaloi rivalin Manchester Cityn në garën për mbrojtësin anglez, duke e ngritur ofertën në 70 milionë funte, pas ofertave fillestare të të dy klubeve muajin e kaluar, në vlerë prej 65 milionë funteve, transmeton Gazeta Express.

Por, Leicester City e ka bërë të qartë se ata nuk janë interesuar ta shesin Maguiren me këtë çmim, veçanërisht pasi Manchester Unitedi i shpenzoi 50 milionë funte për Aaron Wan-Bissakan. Drejtuesit e Leicester Cityt besojnë se Maguire vlen shumë më shumë për shkak të përvojës së tij.

Pronari i Leicesterit, Aiyawatt Srivaddhanaprabha, nuk dëshiron të pranojë ofertën e dy klubeve të Mançesterit për Maguiren, pasi që ai i ka edhe katër vjet në kontratën e tij dhe shihet si lojtar kyç në skuadrën e tyre.

Manchester Unitedi tashmë i ka transferuar dy futbollistë të rinj anglez këtë verë, Daniel Jamesin nga Swansea City dhe Wan-Bissakan nga Crystal Palace. Sky Sports raporton se “Djajtë e kuq” po tentojnë ende ta përforcojnë skuadrën edhe me Maguire. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...