Man Unitedi do ta shesë Sanchezin e dështuar

PUBLIKUAR

Alexis Sanchez është lënë jashtë skuadrës në ndeshjen kundër West Hamit të shtunën, ndeshjen të cilën e humbi Manchester Unitedi me rezultatin 3-1.

Klubi anglez është i gatshëm që t’i ndajë rrugët me kilian, i cili konsiderohet si transferim i dështuar, transmeton Gazeta Express.

Alexis erdhi në “Old Trafford” në janar, pasi Unitedi e mposhti rivalin Cityn për të nënshkruar me ish-sulmuesin e Arsenalit, ku në vend të tij shkoi Henrikh Mkhitaryani.

Sanchezi për skuadrën e Mourinhos i ka bërë vetëm 26 paraqitje, i ka shënuar 3 gola dhe ka bërë 6 asistime, dhe thuhet se Mourinho e ka kërkuar shitjen e tij qysh në janar. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...