Man United merr vendim për të ardhmen e shumë të kritikuarit, Harry Maguire

PUBLIKUAR

Manchester United është duke u përgatitur për ta shitur Harry Maguiren në afatin kalimtar të verës.

Qendërmbrojtësi është duke kaluar nëpër një sezon të vështirë, derisa po përballet edhe me kritika të shumta, transmeton Gazeta Express.

Sipas “Fichajes”, Maguire është një nga pesë futbollistët që “Djajtë e Kuq” do ta shesin gjatë verës.

Kapiteni i Man United ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, teksa në tregun e transferimeve vlerësohet me 48 milionë euro, sipas “Transfermarkt”.

29-vjeçari u transferua para tri viteve në “Old Trafford” nga Leicester City për 87 milionë euro, por tani shihet si problem për ta shitur për një çmim të përafërt.

Ndryshe, Harry Maguire ka shënuar shtatë gola në 138 paraqitje për Manchester Unitedin, teksa ende nuk ka fituar ndonjë trofe. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...