Man United ka gati ofertën për Ter Stegen

PUBLIKUAR

89 milionë funte, kaq ka bërë gati Manchester United për Andre ter Stegen.

Me spekulimet që po shtohen dita ditës se David de Gea mund të kthehet në shtëpi te Real Madridi, “Djajtë e Kuq” janë hedhur në kërkim të një zëvendësuesi për spanjollin.

Sipas Don Balon, Marc-Andre ter Stegen, është i pari në listën e Jose Mourinhos, i cili është i gatshëm të shpenzojë miliona për gjermanin, çka do të bëhej portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Don Balon raporton se Manchester United është i gatshëm t’i ofrojë 89 milionë funte Barcelonës për Marc-Andre ter Stegen, ofertë që vështirë se do të miratohet nga katalunasit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...