Manchester United e do Mertensin në “Old Trafford”.
Manchester United është duke shpresuar që të transferojë sulmuesin e Napolit, Dries Mertens, raporton The Sun, transmeton Gazeta Express.
30 vjeçari ka qenë duke luajtur në Itali për shumë vite, duke shënuar 45 gola në Serie A në dy sezonet e fundit.
Ai ka klauzolë lirimi 25 milionë funte për klubet jashtë Italisë dhe “Djajtë e Kuq” duan ta shfrytëzojnë atë. /Gazeta Express/


