Man United ia dërgon Ajaxit ofertën për Martinezin, lojtari e dëshiron ribashkimin me Erik ten Hag

PUBLIKUAR

Manchester United ka bërë një ofertë për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

“Manchester Evening News” ka raportuar se bëhet fjalë për një ofertë prej 43 milionë eurosh, transmeton Gazeta Express.

Kurse, nga “Sky Sports News” është raportuar se bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, teksa ka sinjale pozitive që një marrëveshje mund të arrihet.

Martinez thuhet se e dëshiron kalimin në “Old Trafford” për të punuar sërish me trajnerin, Erik ten Hag.

Për mbrojtësin argjentinas interesim ka shprehur edhe Arsenali, teksa pritej se klubi nga Londra do të bënte një tjetër ofertë për të. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...