Manchester United e ka diskutuar mundësinë për ta transferuar anësorin e vet Alexis Sanchez në Paris Saint-Germain në verë, raporton Sun.
Drejtuesit e “Djajve të kuq” besojnë se kiliani mund të shërbejë si zëvendësues i Neymarit apo Kylian Mbappes, transmeton Express.
Janarit e kaluar raportohej se Sanchez do t’i bashkohej PSG-së, dhe që prej transferimit në “Old Trafford” ai ka dështuar t’i përmbushë pritjet dhe tani i kërcënohet seriozisht vendi në ekipin e parë të Jose Mourinhos.
Shkaku i pagës tejet të lartë, Unitedi është duke menduar ta largojë Sanchez dhe beson se PSG-ja do të jetë e interesuar për të.
Por, gjiganti francez do ta bënte një lëvizje të tillë vetëm në rast se e humb njëri mes Neymarit dhe Kylian Mbappes, siç pritet të ndodhë. /Express/


