Manchester United dhe Liverpooli kanë ndarë pikët në “Old Trafford”, duke barazuar 0-0.
Gara për titull në Premierligë po bëhet gjithnjë e më interesante.
Liverpooli i Jurgen Kloppit nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Manchester Unitedi, duke barazuar 0-0.
Dy skuadrat kishin rastet e veta në një ndeshje që pothuajse dhuroi gjithçka, po ashtu edhe polemika, gol të anuluar të “Djajve të Kuq” për pozitë jashtë loje, por gjithçka u mbyll me rezultatin që edhe filloi ndeshja.
Me këtë pikë të marrë në udhëtim, Liverpooli tani është vetëm një pikë para Manchester City, 56 me 55 – çka do të thotë se gara për titull është bërë shumë interesante. /Gazeta Express/


