Manchester United e kërkon Cedricin.
Mbrojtësi i Southamptonit, Cedric Soares, është objektivi numër një i Manchester Unitedit, raporton “Manchester Evening News”, transmeton Gazeta Express.
Jose Mourinho e do një mbrojtës të djathtë për sezonin e ardhshëm dhe mendon se Cedric është mjaftueshëm i mirë për të konkurruar me Antonio Valencia për atë pozicion. /Gazeta Express/


